Tensioni me Kosovën, Bregu: Serbia
provokoi, kërcënon sigurinë në rajon

Tensioni me Kosovën, Bregu: Serbia<br />provokoi, kërcënon sigurinë në rajon
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Majlinda Bregu nga Beogradi ku po merr pjesë në konferencën “BE dhe Ballkani Perëndimor pas Brexit” kërkon shmangien e tensioneve në rajon mes Kosovës dhe Serbisë.
 
"Përveç ftesës nga kryenegociatorja e Serbisë, arsyeja tjetër pse sot jam këtu është bindja ime se ajo që na bashkon e ato që duhet të ndërtojmë mund të realizohen vetëm nëpërmjet dialogut dhe transparencës.
 
Që ta realizojmë na duhen mendje të ftohta dhe zemra të ngrohta e jo e anasjellta. Pas Brexit, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE është bërë totalisht e pa sigurt.
 
Unë besoj se asnjë problem i Ballkanit Perëndimor apo i vetë Europës nuk mund të zgjidhet vetëm
".
 
Bregu u shpreh se konflikti, frika, kërcënimi dhe provokimi janë rrezik për të ardhmen e të gjitha vendeve të Ballkanit.
 
"Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është Shqipëri. Kosova është Republike e Kosovës që nga 2008.
 
Ka një gardh, një tren dhe një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Beograd -Prishtinë dhe që po vënë në rrezik arritjen historike të Ballkanit Perëndimor, marrëdhenien e fqinjësisë së mirë.
 
Konflikti, frika, kërcënimi dhe provokimi janë rrezik për të ardhmen e te gjitha vendeve të Ballkanit.
 
Ballkani nuk mund të jetojë me skemat e konflikteve se këto të lënë peng të të shkuarës dhe jo të së ardhmes.
 
I vetmi gardh që ne duhet të kemi është zbatimi i ligjit.
 
Nëse duam peshë si rajon, duhet te jemi bashkëpunues dhe jo luftëtarë. Kufijtë ndërrohen vetëm me luftë jo në paqe. Lufta nuk është kurrë zgjidhje.
 
Ky Ballkan jeton sot nën kërcënimin e sigurisë, gjendjes ekonomike, radikalizimit të Islamit. Nuk mund te shtojmë edhe kercenimim e të shkuarës
" deklaroi Bregu.
 
Marrëdhëniet Serbi- Kosovë janë mjaft të tensionuara pas provokimit me trenin ilegal dhe arrestimin e Haradinajt në Francë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!