Tensioni në Shkup, familjet
shqiptare ikin nga Radishani

Tensioni në Shkup, familjet <br />shqiptare ikin nga Radishani
SHKUP- Disa familja shqiptare që jetojnë në dalje të lagjes Radishan të Shkupit, e dominuar nga popullësia maqedonase dhe serbe, janë larguar mbrëmë nga banesat e tyre për shkak të pasigurisë. Banorët janë vendosur tek të afërmit e tyre në lagjet e Shkupit dhe qytetet e tjera, deri në qetësimin e situatës raporton agjencia e lajmeve INA. ​Ndërkohë që dje pasdite qindra maqedonas kanë mbajtur protestë të dhunshme para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, në shenjë revolte ndaj vrasjes së pesë maqedonasve të enjten në mbrëmje, në fshatin Smillkovë të Shkupit.

PASIGURIA
“Jemi detyruar që të lëshojmë shtëpitë, për shkak të pasigurisë dhe rrezikut, se mund të sulmohemi nga huliganë maqedonas. Kemi qëndruar në shtëpitë tona, mirëpo dje vlerësuam se duhet të ikim për momentin, sepse nuk i dihet situatës” citon një banor të lagjes agjencia e lajmeve INA.
Në këtë lagje është djegur një dyqan floktoreje si dhe janë parë mbishkrime raciste “Vdekje për shqiptarët” nëpër muret e shtëpive në pjesën ku jetojnë familje shqiptare.
Banorët shqiptarë të Radishanit kanë theksuar se një i ri i fshatit është rrahur brutalisht në rrugën mbi urën që lidh këtë lagje me Butelin. Ai ishte sulmuar nga një grup huliganësh maqedonas.
Ndërkohë, në këtë lagje, vazhdojnë barrikada të improvizuara dhe të lëvizshme të rrugës, me kërkesën e disa banorëve që të ndriçohet sa më shpejtë vrasja e pesëfishtë që ndodhi të enjten në Smilkovc të Shkupit.
Forca të mëdha policore janë vendosur në hyrje daljet e autostradës që lidh Tetovën – Shkupin, në urën lidhëse që lidh Radishanin dhe Butelit. Forca policore speciale janë të stacionuara edhe në afërsi të disa shtëpive në hyrje të lagjes Butel.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje