Tensionohet konflikti, Hamasi
shënon dhe 21 viktima të tjera

GAZA- Vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës, me sulme nga avionët bombardues të Izraelit dhe hedhje rraketash nga ushtarakët Palestinezë. Vrasja e fëmijës së parë Izraelit nga Hamasi, në konfliktin e ashpër në Rripin e Gazës, ka tensionuar akoma më shumë sulmet dhe kundërsulmet mes ushtrisë Izraelitase dhe Hamasit. Pas vrasjes së tre komandantëve ushtarak të Hamasit në Gaza nga Izraelitët, si hakmarrje për djalin 4 vjeçar, Hamasi ka ndërmarrë një tjetër sulm duke lënë të vdekur 21 persona të tjerë në më pak se 24 orë. Hamasi ka kërcënuar se “i njëjti ndëshkim do të vijë dhe për shumë civilë të tjerë”.

Ndërkohë fuqitë europiane janë mbledhur për të diskutuar mbi gjetjen e një zgjidhje për konfliktin në Gaza. Britania, Franca dhe Gjermania kanë hedhur idenë e krijimit të një mekanizmi monitorues dhe verifikues për armëpushimet mes Izraelit dhe Palestinës, në mënyrë që të parandalohen konflikte të mëtejshme. Kjo u deklarua nga ambasadori Britanik, Mark Lyall Grant, në Samitin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, ku shtoi se ky propozim do të ketë dhe bashkëpunimin e SHBA-ve, Jordanisë, Izraelit dhe Egjiptit.

Pritet që sulmet në Gaza të përshkallëzohen më tej gjatë ditës, pas nisjes së fushatës të dyanshme të hakmarrjeve, mes Izraelit dhe Hamasit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!