Tensionohet situata në Gaza
Izraeli gati për 7 javë luftë

GAZA - Situata në Gaza sa vjen e ndërlikohet dhe ekspertët druhen se lufta do të jetë shumë e ashpër. Sot janë goditur rreth 85 objektiva të reja terroriste nga Forcat Ushtarake Ajrore Izraelite. Gjithashtu është shkatërruar nga pesë raketa edhe godina e qeverisjes së Hamas-it, por nuk ka pasur viktima pasi aty nuk ndodhej askush.

Zëdhënësi i Ushtrisë Ushtarake izraelite, Gjenerali Yoav Mordechai ka konfirmuar se rreth 75 mijë rezervistë po përgatiten për sulme tokësore gjatë kësaj fundjave ku 30 mije prej tyre kanë mbërritur sot në mëngjes në bazat izraelite.

“Do të hyjmë në Gaza vetëm, në qoftë se se do të kemi sulme raketore nga ana e militantëve palestinezë drejt territorit izraelit” - tha gjithashtu zëvendësministri i Jashtëm i Izraelit Danny Ayalon sipas gazetës britanike “ The Guardian”.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje Egjiptit, Turqisë dhe vendeve të tjera ta bindin Hamas-in t'i ndërpresë sulmet raketore nga Gaza drejt territorit hebre.

Edhe Organizata e veçantë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) ka shprehur shqetësimin mbi situatën e rënduar në Gaza duke u shprehur se “Të bëhet çfarë është e mundur për të mbrojtur fëmijët”.

Deri tani flitet për tre izraelitë dhe 38 palestinezë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Ora 17:50
Kanë ardhur gjatë mbrëmjës së djeshme dhe ende vazhdojnë sot, rezervistët izraelianë në Rripin e Gazës, në 6 orë janë goditur 85 objektiva të reja terroriste, kështu u shpreh ushtria izraelite në rrjetin social Twitter.

“Sionistët kujtojnë se sulmi i tyre do të na mposhtë, por është e kundërta”, ka replikuar në Twitter kreu i Hamas-it Ismail Haniyeh. “Kjo na bën më të fortë për të vazhduar luftën tonë për çlirimin e Palestinës”, shton ai.

Të paktën janë 8 palestinezë të vdekur, sipas burimeve të mjekëve në spitalin Shifa në qytetin e Gazës nga sulmet e izraelitëve sot në mëngjes.

IZRAELI I PERGATITUR PER 7 JAVE LUFTE
Një raketë tjetër ka goditur shtëpinë e ministrit të Brendshëm Ibrahim Salah në kampin e refugjatëve në Jabalya në pjesën veriore të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 34 të tjerëve.

Numri i viktimave arrin deri në 38-të dhe të plagosurit 345-së që nga e mërkura e kaluar ku ngeli i vrarë nga sulmet izraelitëve ish lideri i Hamas-it Ahmed Jaabari.

Burimet ushtarake izraelite bëjnë të ditur se rreth 75 mijë rezervistë po përgatiten për sulme tokësore gjatë kësaj fundjave ku 20 mije prej tyre kanë mbërritur sot në mëngjes në bazat izraelite.

OBAMA: E DREJTA PER VETEMBROJTJE
Mbrëmjen e kaluar presidenti amerikan Barack Obama ka pasur sërish një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ku i bënte thirrje për të ulur tensionin në Rripin e Gazës.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes iranian Ahmad Vahidi ka apeluar për botën islame për të udhëhequr atë në "hakmarrjen" ndaj Izraeli. "Ajo çfarë po bën Izraeli është e paligjshme dhe e papranueshme. Izraeli duhet të kuptojë se nuk ka imunitet dhe askush nuk është mbi ligjin ndërkombëtar," tha Ministri i Jashtëm tunizian Rafik Abdessalem, nga godina e shkatërruar e qeverisjes së Hamasit në Gaza.

Vizita e tij është e dyta e një autoriteti të lartë diplomatik që nga fillimi i operacionit izraelit në Rripin e Gazës, pas vizitës së djeshme të kryeministrit egjiptian Kandil Hisham.

(lc/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!