Tentativë vjedhje me armë, e gjitha e kapur me kamër GoPro
Një udhëtar në Argjentinë ka rënë preh e një tentative vjedhje me armë dhe të gjithë ngjarjen e frikshme e ka regjistruar me kamerën e tij GoPro të instaluar mbi kokë gjatë udhëtimit. VIDEO
Një udhëtar në Argjentinë ka rënë preh e një tentative vjedhje me armë dhe të gjithë ngjarjen e frikshme e ka regjistruar me kamerën e tij GoPro të instaluar mbi kokë gjatë udhëtimit.
Në video tregohet udhëtimi i Alex Hennessy-t, një video rregjistrues Kanadez që bën ture me udhëtime nëpër botë për të xhiruar një dokumentar personal, teksa i afrohet një burrë në motorr që e kërcënon me armë.
Ky incident u rregjistrua nëpërmjet kamerës në helmetën e tij në rrugën La Boca në Buenos Aires, në mes të ditës. Sipas vetë viktimës të rënë preh nga ky sulm mësohet se qëllimi i hajdutit ishte të vidhte kamerën e tij prifesionale që kushton rreth 4,000$.
Ai fillimisht ka tentuar të shkëmbejë fjalë me të duke tentuar ta bindë se nuk trembet nga kërcënimi i tij por pasi hajduti ka nisur t’a ndjekë nga prapa ai ka kuptuar rrezikun që i kanosej. Megjithatë falë insistimit të madh ka arritur të shpëtojë i padëmtuar dhe me të gjithë pasurinë e tij të paprekur.
Videoja e rregjistruar i është dërguar menjëherë zyrtarëve të policisë për të bërë verifikimin e keqbërësit dhe marrjen e masave ndaj tij, i cili mësohet se është arrestuar pak orë pas denoncimit.
Redaksia Online (Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:16 Maj, 14:17
Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?
Po
85.9%
Jo
11.8%
Nuk e di
2.3%
Vota total: 611
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:16 Maj, 14:17
Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?