Tentativa e korrupsionit
reagon Gjykata e Lartë

TIRANE- Në një reagim të parë burime zyrtare nga Gjykata e Lartë thonë se ndaj kësaj çështjeje, gjykata është shprehur me vendim, se gjyqtari nuk ka dijeni në lidhje me akuzat ndaj personave nën hetim dhe se për të tjerat mund ti drejtohemi Prokurorisë.

Tre persona janë dërguar sot për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për lirimin e të dënuarit me 20 vjet burg, Vilson Mellaraj. Njëri prej të pandehurve, Agron Lumeshi, sipas prokurorisë ishtë i afërmi kryesuesit të Kolegjit Penal, ndërsa dy të tjerët Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj. Ky i fundit ka të njëjtin  mbiemër me të dënuarin.

Sipas prokurorisë tentativa dështoi pasi të pandehurit kuptuan se ishin në përgjime telefonike një ditë para dhënies së vendimit. Ndërkohë që nga vendimi që zbardhur i Gjykatës së Lartë, zbulohet se kryesuesi i Kolegjit Penal ishte Gani Dizdari ndërsa anëtarë gjyqtarët Ardian Dvorani, Andi Çeliku, Mirela Fana, Fatos Lulo.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave