Përdorte 25 identitete, kush është 'Akili', kreu i bandës së drogës në Holandë, që tentoi ta vrasë ish-shefi i krimeve me Kep Arapin! ‘Hakmarrja’ një prej pistave të hetimit

Përdorte 25 identitete, kush është 'Akili', kreu i bandës së drogës në Holandë, që tentoi ta vrasë ish-shefi i krimeve me Kep Arapin! ‘Hakmarrja’ një prej pistave të hetimit

Xhevdet Plaku dhe Dedan Gjoni

Foto: Xhevdet Plaku, Dedan Gjoni

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK ku është zbardhur tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut, i njohur edhe si ‘Akili’ që drejton një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës.

‘I forti i Durrësit’, Kep Rapi dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë dyshohet se kanë bashkëpunuar për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Gjykata e Savonës asokohe shpalli të pafajshëm Besnik Adrian Plakun dhe Xhevdet Plakun të cilët akuzoheshin për vrasjen. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete kalibër 7,65 mm, kjo armë nuk u gjet kurrë. Dëshmitari Alfred Hasa, pasi doli nga spitali, u zhduk pa lënë gjurmë, kështu që dëshmia e tij nuk mund të konfirmohej në sallën e gjyqit.

Por kush është Xhevdet Plaku, ‘Akili’?

38 vjeçari i cili përdorte 25 identitete, njihet edhe si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

“Hermes” ishte kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.  Në nëntor të vitit 2018 u arrestua në Holandë së bashku me 56 persona të tjerë, anëtarë të tre bandave të tjera por që ishin të lidhura së bashku dhe që shef kishin Xhevdet Plakun.


Lajmi kryesor:

Ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në një tjetër tentativë vrasje, plan me të ‘fortin e Durrësit’ për t’i bërë atentat ‘Akilit’! 4 të arrestuar


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?