TIRANË- Hetuesit e Komisariatit nr. 6 kanë tashmë disa persona të dyshuar në lidhje me autorët e grabitjes me armë të 9 dhjetorit në Prush të Tiranës. Megjithatë, burime pranë bluve bëjnë me dije se akoma nuk ka një identifikim të plotë të tyre që i lidh me provat.
Për të shkuar drejt një konfirmimi, hetuesit po kryejnë verifikime dhe krahasime të pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të ngjarjeve të mëparshme, sidomos të argjendarisë në Kamzë, e grabitur më 28 nëntor, në bazë të gjatësisë dhe karakteristikave të tjera trupore.
Në kontrollet e nisura menjëherë pas ngjarjes, deri më tani autorët nuk janë konstatuar. Burimet bëjnë me dije se kontrolle janë kryer nëpër banesa të braktisura, magazina dhe lokacione ku ka pasur dyshime se mund të fshihen autorët.
Në shtëpinë e Gani Himës, në Prush të Tiranës, hynë 5 grabitës. Dy prej tyre të armatosur me kallashnikov, qëlluan edhe në drejtim të patrullës së policisë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa efektivët iu kundërpërgjigjën me armë. Grupi i grabitësve për ti shpëtuar ndjekjes së policisë u nda në dy pjesë, ky dy prej tyre u larguan përmes një zone malore e të pyllëzuar.
Një deshmitar ka treguar se ata e mbanin zbrapsur patrullën e policisë duke shtënë me armë në ikje. Ndërkohë, 3 të tjerët u futën në një 'audi' të bardhë me targa të fallsifikuara. Në tentativë për të ikur grabitësit ndeshën rezistencën e policisë ku njëri prej uniformave blu u përplas nga makina e garbitësve që arritën të largoheshin pa gjurmë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.6%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor, 15:14
-
Proteston mamaja e Martin Canit: E çova në shkollë Martinin, por si më erdhi?
18 Dhjetor, 14:27
-
FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë
18 Dhjetor, 13:47
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Tiranë/ Shkarkonin inerte në vende të paligjshme, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë! U vendoset 15 milionë lekë gjobë
18 Dhjetor, 13:06
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor, 12:40
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor, 10:49
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor, 10:02
-
Veto Surroi: Dhjetori i demokracisë dhe një shenjë normaliteti
18 Dhjetor, 09:52
-
U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma
18 Dhjetor, 09:35
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
Plumbin kokes qenave
Përgjigju