Tentativa për grushti shteti në Turqi
pezullohen rreth 8000 oficerë policie

Tentativa për grushti shteti në Turqi<br />pezullohen rreth 8000 oficerë policie
“Do të pastrojmë të gjitha institucionet nga virusi i mbështetësve të Fetullah Gulen i cili sipas Ankarase ka frymëzur grushtin e Shtetit” deklaroi presidenti Erdogan.

Tashmë në vend është thirrur edhe një mbledhje emergjente e cila mund të diskutojë rikthimin e dënimit me vdekje. 

Mesa duket hakmarrja Erdogan ka nisur të prekë edhe komisariatet pas arrestimit të 6 mijë ushtarëve. Të paktën 8000 policë janë pezulluar duke dorëzuar armën dhe distinktivin. 

“Rreth 7543 njerëz janë arrestuar në Turqi sa i pëket tentativës për grushti Shteti.” U shpreh kryeministri turk Binali Yildirim. Mes tyre janë 100 agjentë policie,6038 ushtarë, 755 magjistare dhe prokurore dhe 650 civilë. Ndërsa sa i përket viktimave janë shënuar 208 persona të vrarë mes tyre 145 civilë,60 policë dhe 3 udhtarë, si dhe 100 puçistë”

Qeveria vijon të fajesojë Fetullah Gulen per puçin ushtark duke kërkuar ekstradimin e tij nga SHBA çka ka tensionuar marrëdheniet me ketë të fundit. Krahas zhvillimeve të shumta janë dyshimet dhe pikëpyetjet rreth grushtit të Shtetit duke thenë se gjithçka ishte nje mise en scene e sulltanit Erdogan.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit