Raiffeisen Bank njofton se po qarkullojnë mesazhe mashtruese me qëllim marrjen e të dhënave për të kryer veprime nga llogaria e klientit.
Mesazhet vijnë me përmbajtje si:
-Lidhje të dyshimta që ju kërkojnë të klikoni për të "konfirmuar" ose "verifikuar" diçka
-Kërcënime për mbyllje të llogarisë, ose
-Premtime për shpërblime apo dhurata të rreme.
Nëse merrni një mesazh të tillë, Raiffeisen Bank këshillon të mos ndërmerrni asnjë veprim për të ndarë të dhënat tuaja.
-Mos klikoni në asnjë link; vendosni gjithmonë manualisht adresën zyrtare të bankës
- Mos ndani informacione për të dhënat tuaja personale
-Mos ndani kode njëpërdorimëshe
-Mos ndani informacione për të dhënat e kartës tuaj bankare.
Në rast se keni bërë ndonjë prej këtyre veprimeve, kontaktoni menjëherë në numrin 042 381 381, njofton Raiffeisen Bank ndërsa garanton sigurinë dhe besueshmërinë e përvojës bankare të çdo klienti.
Komente