DURRËS- Një tentativë grabitje ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Report Tv siguron fotot ekskluzive, kur autori me një armë lodër është futur në pikën e këmbimit valutor për të grabitur.

Siç shihet edhe në këtë foto, ai është i veshur me një xhup të zi dhe një kapuç në kokë. Sapo futet në ambientet e pikës së këmbimit valutor, grabitësi nxjerr armën lodër. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai nuk ka arritur që të grabisë shuma parash nga pika e këmbimit valutor në rrugën ‘Taulantia’ ose ish Vollga. Sapo punonjësit e kanë parë të armatosur nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa po punohet për arrestimin e të riut.