Mallra me vlerë 13 mijë euro dhe aksesorë floriri të vjedhura, arrestohen 2 persona në Rinas dhe në Portin e Durrësit, 2 të tjerë nën hetim

Mallra me vlerë 13 mijë euro dhe aksesorë floriri të vjedhura, arrestohen 2 persona në Rinas dhe në Portin e Durrësit, 2 të tjerë nën hetim

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë në pranga nga policia kufitare në Rinas dhe Portin e Durrësit. Në Rinas, në pranga ka rënë 21 vjeçari i identifikuar si E.B pasi leja e qëndrimit që kishte paraqitur për të udhëtuar në një shtet të caktuar, rezulstoi të ishte e falsifikuar.

Gjithashtu nisi hetimi për 28 vjeçarin R.S të cilit pas një kontrolli më të detajuar iu gjetën mallra dhe veshje me vlerë rreth 13 mijë euro.

Në Portin e Durrësit është arrestuar 40 vjeçari A.Sh të cilit iu gjetën aksesorë të ndryshëm floriri të cilat dyshohet të jenë të vjedhura. Ndërsa u vu nën hetim 49 vjeçari A.M i cili në automjetin e tij kishte 4 kuti me cigare (puro) me vlerë totale 2320 euro.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja