Me anti-djersë si armë e ftohtë, burrë e grua në Shkodër tentojnë të vjedhin argjendarinë, përleshen me pronarin

Më një spry anti-djersë si armë të ftohtë, burrë dhe grua kanë tentuar që të vjedhin një argjendari në Shkodër, pranë zonës së njohur si "Dollari".

Por dy autorët, Arben dhe Anisa Hoxhaj, rreth të 30-tave, janë hasur nga rezistenca e pronarit të argjendarisë, i cili është përleshur me dy autorët. Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen e 2 autorëve të dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.  

'Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.'-njofton policia.

1643285734_Sequence03.00010403.Still012.jpg

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gilman hafizi: 28/01/2022 18:02

    Piceri hallall shkoder

    Përgjigju
  • Gilman hafizi: 28/01/2022 18:00

    Linja 139

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!