KAPSHTICE - Një shtetas turk është arrestuar sot në pikën kufitare të Kapshticës pas kontrollit të ushtruar nga agjentët e Crown Agent.

Në kamionin e “Mercedes Benz” me targa 34ZP3892 të shtetasit turk Celal Çelikler 57 vjeç janë gjëndur barna për mjekimin e sëmundjeve kancerozeme një vlerë totale prej 2040 dollarë.

Agjentët kanë gjetur në kabinën e kamionit të tij 40 kuti të vogla me mbishkrimin “Pirucin” 50 mlg ‘’Enjeksiyonluk SU ’’ dhe brenda tyre secila kishte nga 2 shishe, njëra 50 mlg me mbishkrimin “Pirucin” dhe tjetra 25 ml, me mbishkrimin “Enjeksiyonluk SU” të gjitha medikamente për mjekimin e sëmundjeve kanceroze.

Materialet për këtë rast I kanë kaluar Prokurorisë së Korçës dhe ai akuzohet për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licensuara.

ilaci kunder kancerit

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)