Tentoi që të kalonte kufirin ilegalisht, arrestohet në Rinas turku, në kërkim një tjetër

Tentoi që të kalonte kufirin ilegalisht, arrestohet në Rinas turku, në kërkim një tjetër

Foto ilustruese

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar në flagrancë një shtetas turk, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë tentuar që të kalojnë në mënyrë të paligjshme me dokumente false në Shqipëri.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në Turqi.  Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. K., 40 vjeç, banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit E. B. kanë dyshuar se ky shtetas nuk kishte paraqitur dokumentin e tij të identifikimit.

Gjatë kontrollit të detajuar me pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion Policia Kufitare, rezultoi se dokumenti që ai kishte paraqitur ishte i falsifikuar, si dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se e kishte siguruar dokumentin e falsifikuar, nga shtetasi M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë