Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar në flagrancë një shtetas turk, pasi tentoi që të kalonte kufirit me dokumente të falsifikuara. Policia ka vënë në pranga vjeçarin O.K banues në Turqi.
‘Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.’- njofton policia.
Po ashtu është proceduar penalisht edhe V.M, 59-vjeç pasi tentoi gjatë kontrollit të valixhes së tij i janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.
‘Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. ‘- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.