Një 23 vjeçar shqiptar rrezikon burg përjetë në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet se ka tentuar të rrëmbejë dy vajza të mitura në kohë të ndryshme. 23-vjeçari, Endi Bala, sipas mediave tw huaja, ka tentuar që të rrëmbejë një vajze 7 vjeçare në Sterling Heights dhe një tjetër, të moshës 15 vjeçe në Clinton Township.
Bala u arrestua nga Policia e Sterling Heights të martën pasi dyshohet se iu afrua një vajze 7-vjeçare në Parkun e lumit Clinton North, e tërhoqi nga biçikleta dhe tentoi ta fusë në makinën e tij, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Macomb.
Rreth një orë para arrestimit, një tjetër denoncim kishte mbërritur në polici, se një djalë kishte tentuar të rrëmbente një 15-vjeçare, tha në një deklaratë për shtyp Departamenti i Policisë së Township Clinton. Vajza po ecte në rrugën Clinton River Road.
Ai dyshohet se ka kapur kokën dhe qafën e vajzës dhe ka tentuar ta fusë në makinën e tij, sipas prokurorëve. Një banor ka ndërhyrë për të ndihmuar vajzën të ikë dhe më pas kanë njoftuar autoritetet.
Magjistrati i Gjykatës së Qarkut 41-A i Sterling Heights, Michael Piatek e dërgoi Balan në burgun e qarkut Macomb.
Sa i takon tentativës për rrëmbimin e 7-vjeçares, ka qenë tezja e saj që e ka shpëtuar.
-
Ketu mo lesho ka ceco bicak!do kalbesh brenda dhe do kapesh sapunin sa te kenaqesh!monster!
Përgjigju -
TIPA SI KY DUHET KARIKE ELEKTRIKE...... DHE TË JEPET 24 ORË LIVE TV.... ASNJË MËSHIRË PËR DHUNUESIT E FËMIJVE....
Përgjigju -
hidhjani mor celsat det ktij
Përgjigju -
Aty ne burg me uniform portukalli,me duar e kemb te lidhura,se jeni mesuar ne Shqipri qe beni cfar te doni dhe jeni te lir,ose beni disa jav burg luksoz.
Përgjigju










Komente
Komento