Tentoi të fuste 135 kg kanabis në
Itali, në pranga 55 vjeçari kosova

Tentoi të fuste 135 kg kanabis në<br />Itali, në pranga 55 vjeçari kosova
Një emigrant nga Kosova me nënshtetësi Britanike, u kap në Bari të Italisë pasi po tentonte të fuste në Itali 134 kg kanabis, me destinacion Anglinë. Guardia Di Financia  e Barit prangosi 55 vjeçarin pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip Crysler me traga angleze, pikërisht në serbatorin e mjetit i'u gjet sasia e lëndës narkotike.

Dyshimet e policisë lindën pas një anomalie të mjetit i cili kishte humbur karburantin gjatë kohës që po i nënshtrohej procedurave në portin e Barit. Mediat Italiane nuk e bëjnë të ditur identitetin e korrierit të drogës nga që vinte nga Shqipëria, por shkruajnë se në dukje ai ishte një emigrant me një familje normale klasike me gruan dhe dy fëmijët.

Policia italiane bën me dije se ai është ndaluar kur në makinë ishte së bashku me familjen e tij gruan dhe dy vajzat, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes rrugën që do bënte droga.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm