TIRANE - Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka marrë të pandehur shtetasin Gëzim Osmani, i cili nëpërmjet një kamioni tip “Mercedes Benz” ka tentuar të trafikojë në drejtim të Italisë rreth gjysmë kilogram heroinë. Sipas organit të akuzës Osmani ka luajtur rolin e korrierit dhe se për këtë dërgesë ai do të merrte nga dy persona shumën prej 5 mijë euro.
Gjatë deklarimeve të tij në prokurori ka rezultuar se i pandehur ka pohuar se më datë 13 shkurt 2012, në ambientet e punës i kanë vajtur dy persona të panjohur më parë prej tij, të cilët kanë patur në përdorim një mjet tip Honda me ngjyrë blu të errët. Këto persona i kanë thënë se merreshin me ndërtim, dhe i kanë propozuar një marrëveshje që të punonte për to për një periudhë rreth 5-vjeçare.
Të pandehurit i ka pëlqyer një marrëveshje e tillë, për shkak të vështirësive financiare. Këto personat, po atë ditë i kanë kërkuar të pandehurit që me kamionçinën e tij, të shkonte për në drejtim të italisë që të merrte disa materiale dhe për këtë transportim, në momentin që do kthehej nga italia, do të paguhej me një shumë prej 5000 euro.
(eq/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com