Tentoi të vrasë babë e bir,
prangoset 17 vjeçari

Tentoi të vrasë babë e bir, <br />prangoset 17 vjeçari
KORÇË - Një pronar restoranti në Korçë ka qenë në rrezik sot, pasi është tentuar vrasja e tij nga një adoleshent 17 vjeçar. Lajmi konfirmohet nga autoritetet lokale të policisë në Korçë ku sipas tyre, gjithçka ka ndodhur duke u ngdhirë dita e dielë. Për motive të dobëta në ambientet e restoratit të njohur “Vasport”, i mituri 17 vjeçar është konfrontuar me at e bir, 55 vjeç dhe 21 vjeç, në ambientet e bar vinotekës. Gjatë konfrontimit, shtetasi 17 vjeçar me inicialet L.H. ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar një herë në drejtim të pronarit të lokalit, 55 vjeçar. Sipas policisë, nuk ka të plagosur nga kjo ngjarje, ndërkohë që është bërë edhe ndalimi i të miturit 17 vjeçar që ka qëlluar me armë. Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e tipit TT, një gëzojë metalike kalibër 7.62 mm një predhë arme zjarri si dhe 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë.

(ab/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK