Tentoi të vriste bashkatdhetarin në
2013, ekstradohet nga Sofia burrelsi

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Sofia e Bullgarisë 23-vjeçarin shqiptar Ismail Xhetani, pasi në vitin 2013 ai ka tentuar që të vrasë një bashkatdhetar dhe gjykata e ka dënuar atë me 10 vite burg.

Sipas të dhënave të policisë, Xhetani është ekstraduar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, e ka dënuar Xhetanin me 10 vjet burg për veprën penale : ”Vrasje me dashje mbetur në tentative kryer në bashkëpunim’ dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?