Tentoi të vriste Donald Trump,
dënohet me 1 vit burg 20 vjeçari

Tentoi të vriste Donald Trump,<br />dënohet me 1 vit burg 20 vjeçari
Një vit burg ka qenë dënimi që gjykata ka dhënë për 20 vjeçarin britanik, Michael Sendford , i cili tentoi të vriste presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një mitingu në Las Vegas.

Ai tentoi t’i merrte armën një oficeri policie dhe me të të qëllonte në drejtim të Trump, atë kohë thjesht një kandidat për president në Amerikë.

Fillimisht Sendford u përball me akuzën e planifikimit të atentatit dhe si pasojë mund të dënohej me 10  vite burg, por kjo akuzë ra.

Mbrojta përdori gjatë gjyqit argumentin se 20 vjeçari vuante nga disa probleme mendore.

Pas dhënie së vendimit, gjykatësi u shpreh se Sendford mund të dilte nga burgu pasi të vuante 4 muaj dënim nga periudha 1 vjeçare dhe  do të depërtohej menjëherë në Angli pas daljes nga burgu.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit