Tentoi të digjte fëmijët dhe veten, ndalohet në kohë 40-vjeçari nga Vlora (VIDEO)

VLORË- Një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij me benzinë para shtëpisë së vjehrrit, ku edhe ndodhej gruaja e cila ishte larguar prej tij një ditë më parë. Ngjarja fatmirësisht është parandaluar nga policia, e cila ka arritur që të ndërhyjë duke i shpëtuar në kohë dy të miturit.

Mësohet se Zigur Lleshi ishte nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Vëllai i tmerruar ka njoftuar menjëherë policinë për të ndërhyrë.

Pasi ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit, Lleshi i ka thërritur në emër bashkëshortes dhe kjo e fundit ka dalë në ballkon. Pikërisht në këtë moment, 40-vjeçari ka nxjerr bidonin me benzinë 1.5 litra dhe ka spërkatur me të dy fëmijët dhe veten.

Policia, e cila ishte njoftuar më parë nga i vëllai tentoi që të negocionte me Lleshin pasi po rrezikonte fëmijët por 40-vjeçari nuk i ka dëgjuar thirrjet duke nxjerrë çakmakun. Sapo ka tentuar ta ndezë, ai është neutralizuar menjëherë prej policisë duke u transportuar për në Komisariat së bashku me fëmijët.

Zigur Lleshi është ndaluar menjëherë, ndërsa dy fëmijët 3 dhe 4 vjeç janë ccuar në shtëpinë e fëmijës. Këto janë pamjet e vendit ku Zigur Lleshi tentoi të djegë fëmijët, ndërsa dallohet edhe shishja me benzinë.

Report Tv ka arritur të intervistojë bashkëshorten e Zigur Lleshit dhe nënën e dy fëmijëve. Brunilda Murataj u shpreh se bashkëshorti i saj ishte i alkloziuar dhe se fëmijët i ka çuar në shtëpinë fëmijës në Vlorë pasi nuk ka nuk kishtë mundësi për ti rritur vetë.

Pashë një punonjës policie që i hidhet dhe i heq bidonin pasi në ato moment tentoi që t’i vinte vetes flakën. Bashkë me dy fëmijët. Unë kam kërkuar që të dy fëmijët e mi të shkojnë në jetimoren e Vlorës.

Brunilda Murataj, nëna e fëmijëve

Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari ishte në një gjendje të rëndë psikologjike për shkak se i ishte larguar bashkëshortja nga shtëpia, prandaj ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem. Zigur Lleshi nuk është mbajtur në qeli por ai është çuar në psikiatrinë e Vlorës pasi sipas uniformave blu kishte nevojë për trajtim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë