Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari në Kukës

Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari në Kukës

Furgoni dhe bidonat e naftës të sekuestruara

Kukës-Një 39-vjeçar është vendosur në pranga nga policia kufitare në Kukës, pasi tentoi të fuste rreth 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Kosovën.

Policia sekuestroi si provë materiale materiale bidonat me naftë dhe furgonin që po i transportonte.

Sipan njoftimit të uniformave blu i arrestuari akuzohet për për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në vijim të monitorimit të kufirit jeshil me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për kontrabandë me hidrokarbure.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndaluar në rrugën rurale Pakisht-Kukës, automjetin tip furgon, me drejtues shtetasin V. S., 39 vjeç, banues në Kolesian, Kukës, ku pas kontrollit në brendësi të furgonit, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.2 tonë naftë të futur kontrabandë nëpërmjet Pakishtit, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe doganor.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Nuk i dha lamtumirën e fundit! Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit

Nuk i dha lamtumirën e fundit! Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit