DURRËS- Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar të fusë në Shqipëri 33 mijë euro të padeklaruara.

Në pranga ka rënë Skerdi Çehaka, pasi në kontrollin e ushtruar në Portin e Durrësit iu kapën eurot e padeklaruara.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.