DURRËS- Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të fuste në Portin e Durrësit 34 mijë euro të padeklaruara, të cilat dyshohet se janë marrë nga veprimtari kriminale. 34 mijë eurot. Jahje Zebi ua kishte ndarë 4 pasagjerëve në furgonin e tij që mos t’i deklaronte.

Nga kontrollet, policia arriti të zbulojë në linjën ‘Bari-Durrës’ shumën e majme prej 34 mijë eurosh të cilin e drejtonte Jahje Zaka 38 vjeç.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua 38-vjeçari, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.