Tentoi të fuste në Shqipëri 145 mijë paund të fshehura në lavatriçe, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë (FOTO)

Tentoi të fuste në Shqipëri 145 mijë paund të fshehura në lavatriçe, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë (FOTO)

Paundët e sekuestruara në Qafë-Botë

SARANDË - Policia dhe Dogana bllokojnë në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Botë një shumë parash prej 145 220 Paund, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre një 25-vjeçar shqiptar. Denis Duro, banues në Korçë, ka tentuar të fuste në drejtim të Shqipërisë shumën e konsiderueshme të parave të padeklaruara. I riu ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip "Mecedes-Benz" Sprinter, me targa BV 67 KWN, kur ka hyrë nga Greqia për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në jug të vendit. 

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia bën të ditur se Denis Duro në hyrje në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, ka deklaruar mallrat që transportonte, lavatriçe dhe frigoriferë, ndërsa shumën e parave nuk e ka deklaruar, por e kishte fshehur.

Strukturat operativo - hetimore të Doganës në Sarandë në bashkëpunim me Policinë, kanë ndaluar në aksin rrugor Qafë-Botë - Sarandë automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe e kanë shoqëruar në PKK Kakavije për një kontroll të imtësishëm me Skaner, pasi Strukturat operativo - hetimore të Doganës dhe Policia dispononin informacion se ky shtetas po transportonte një shumë të madhe parash, të cilat nuk i kishte deklaruar në Kufi.

Pas kontrollit të imtësishëm dhe me skaner të bërë në Kakavije, në disa lavatriçe, Policia dhe Strukturat operativo - hetimore të Doganës, gjetën dhe sekuestruan 145 220 Paund anglezë dhe skocezë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Denis Duro dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë