PEQIN - Një 16 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për tentativë grabitje dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja ka ndodhur në Peqin dhe adoleshenti i arrestuar është me inicialet A.E. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 16-vjeçari, me një pistoletë, ka tentuar të grabisë banesën e Haki Saraçit në banues në fshatin Karinë të Peqin. Adoleshenti ka hyrë me armë në banesën e Saraçit dhe ka tentuar të grabisë sendet me vlerë që ndodheshin në shtëpi. Por në momentin e që ka hyrë në banesë, adoleshenti është ndjerë nga pronari i banesës dhe është larguar për tu kapur më pas nga policia.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)











