Tentoi të hidhej nga vinçi: Pse
ta ndërtojë pallatin komunisti?

Tentoi të hidhej nga vinçi: Pse<br />ta ndërtojë pallatin komunisti?
TIRANË -  Kur efektivët e policisë, së kryeqytetit, morën për ta pyetur 53 vjeçarin Xhemal Zhuri, për të mësuar se për se e kishte kryer një veprim të tillë ai iu përgjigj atyre shkurt. “Hipa se këtu po ndërton pallatin një komunist. Pse ta ndërtojë ky komunisti pallatin këtu”. Një fjali e tillë duket se la pa mend drejtuesit e policisë së Tiranës, të cilët prisnin një motiv të qartë prej tij.  Siç shkruan në numrin e sotëm gazeta Shekulli, ende nuk dihet se për cilin nga aksionerët e kompanisë që po ndërton këtë pallat, e kishte Zhuri, por ai këtë fakt ua ka përsëritur edhe hetuesve të drejtorisë së Policisë së Tiranës.



ISH TREGTARI, NE GRUPIN E AYRE QE RREZUAN BUSTIN
Historia e Xhemal Zhurit, duket se është një nga ato historitë e mijëra shqiptarëve që vuajtën nën diktaturën komuniste, por që duket se nuk po arrijnë dot të gjejnë paqe as sot 21 vjet pas rënies së saj. Në fundin e viteve ’70, ai është dënuar me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Plot 15 vite burg ishte vendimi i dënimit të dhënë për të nga gjykatapër Zhurin, i cili vuajti më tepër se 10 vite në burgjet e kohës deri në fund të vitit 1990, kur edhe u lirua. Kulmin e lirisë së tij, Zhuri, duket se arriti, me 20 shkurt të vitit 1991, kur rezulton në grupin e njerëzve që i vunë litarin monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës.

Pas martesës së tij, pas daljes nga burgu, ai pati tre fëmijë. Në 2009, ai u ndaj prej bashkëshortes pas një padie për divorc në gjykatë. Në vitin 2003, ai u bë preh e bastisjes së banesës së tij nga dy persona të cilët më pas u arrestuan nga policia dhe u dënuan. Sipas vendimit të gjykatës personat kishin mundur të merrnin nga një magazinë e tij, një sasi pijesh alkoolike, me vlerë afërsisht 2 milionë lekë të vjetra. Që prej vitit 2009, kur edhe u divorcua miqtë dhe shokët e kanë parë vazhdimisht në gjendje jo të mirë dhe herë pas here në gjendje të dehur.



NGJARJA DJE
Një person ka kërcënuar t’i japë fund jetës pasditen e sotme në kryeqytet. Rreth orës 18.20 minuta ai është parë në majën më të lartë të vinçit pranë godinës 85 metra të lartë në afëersi të selisë së Partisë Demokratike. Ai është identifikuar si Xhemal Zhuri, 53 vjeçari me origjinë nga Tirana, baba i dy fëmijëve. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia dhe forcat RENEA kanë nisur negociatat në largësi me 53 vjeçarin, i cili për t’i rezistuar erës së forte e kishte lidhur veten me një rrip pantallonash tek strukturat metalike të vinçit. Pas më shumë se 60 minutash negociatorët, mes të cilëve edhe zv.drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku kanë mundur të bindin 53 vjeçarin të zbresë. Konfirmohet se ai ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ka deklaruar për policinë se është i divorcuar dhe se kishte konflikte pronësie me kushërinjtë e tij dhe probleme ekonomike.
Policia ka shoqëruar menjëherë për në komisariat Zhurin, por bashkë me të edhe rojen e godinës shumëkatëshe. Roja është pyëtur lidhur me arsyet pse lejoi 50 vjeçarin të hynte në ambjentet e rrethuara të godinës në ndërtim e sipër. Paraprakisht raportohet se gjatë raportimeve në polici është konfirmuar gjendje e rënduar mendore e ish të përndjekurit politik. Burimet thanë se gjatë negociatave ai ka patur edhe nota politike në qëndrimet e tij si edhe ka renditur disa kërkesa ekonomike.


Ora 19: 35 POLICIA: PERSONI QUHET XHEMAL XHURRA, ISH I PËRNDJEKUR
Burimet policore thanë se personi që tentoi te hidhej quhej Xhemal Zhuri. Ai është i divorcuar dhe i ka deklaruar policisë se ka qenë i përndjekur politik. Mësohet se gjendja e tij mendore ka qenë e rënduar dhe prej vitesh ishte i divorcuar. Ai është 53 vjeç dhe është me origjinë nga Tirana. Raportohet se shkaku i vendimit te tij kanë qene problemet ekonomike dhe konfliktet e pronësisë.


Ora 19: 20 PËRFUNDON OPERACIONI PËR SHPËTIMIN E 50 VJECARIT
50 vjçari ka perfunduar në duart e policisë dhe forcave Renea pas operacionit dhe negociatave për shpëtimin e tij. Ai i është dorëzuar forcave policore.

Ora 19:15 PERSONI NIS TË LËVIZË
Pas disa minutash komunikimi, afro 45 minuta që pas marrjes së sinjalit se dikush tenton të hidhet, personi i pozicionuar në pikën më të lartë të vinçit ka nisur të lëvizë.

Ora 19: 13 PREFEKTI KRUJA NË VENDNGJARJE
Prefekti i Tiranes, Keltis Kruja ka mbërritur pranë vincit dhe po drejton punën e forcave zjarrfikëse.

Ora 19: 12 RRUMBULLAKU TENTON NEGOCIATAT
Numri dy i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku tenton të bindë 53 vjecarin të zbresë nga lartesia shumë  e madhe, e cila mund të jetë fatale për të.


Ora 19:00  MERREN NË PYETJE ROJET E GODINËS
Policia ka marre ne pyetje rojet e godinës, ndërsa kanë nisur të ngjiten në godinë e më pas në vinç. Moti i keq me shi dhe erë të forte po vështirëson operacionin.


Ora 18: 45 E LIDH VETEN ME RRIP PANTALLONASH
Personi, i cili kërcënon se do hidhet e ka lidhur veten me një rrip pantallonash, tek strukturat metalike të vincit. Nuk kuptohen thirrjet e tij.

Ora 18: 40 MBËRRIN RENEA DHE DREJTUES TË POLICISË
Forcat Renea dhe drejtues te policise mes tyre edhe zv.drejtori i policisë së shtetit, Rrumbullaku kanë mbërritur menjeherë në vendngjarje. Po tentohen negociata, por deri me tani nuk ka asnjë rezultat. Renea  fillon ngjitjen në vinç.

Ora 18:30 KALIMTARËT SINJALIZOJNË POLICINË
Një person ka hipur mbrëmjen e sotme në një vinc të një ndërtese në ndërtim duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje. Lartësia ku ndodhet personi është rreth 84 metra. Ndërtesa me kuadrata bardh e zi pranë selisë së Partisë Demokratike ku po zhvillohet ngjarja është një ndër më të lartat në kryeqytet.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari