Një 53-vjeçar nga Kameruni është arrestuar në Rinas pasi ka tentuar të hyjë me një sasi të madhe lekësh false. Gjatë kontrollit në Rinas atij iu kap 1 milionë e 75 mijë euro të falsifikuara që u sekuestruan nga policia.

Në pranga ra Josoue Ngankam, 53 vjeç, nga Kameruni, i cili kishte ardhur nga Parisi në Stamboll dhe më pas në drejtim të Rinasit në Shqipëri.

Eurot e falsifikuara ishin fshehur në bagazhet e 53-vjeçarit, ku u gjetën sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Dyshimet e para të policisë janë se kamerunasi në bashkëpunim me persona të tjerë në vendin tonë do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara në tregun shqiptar.

Policia vijon punën për zbulimin e të përfshirëve të tjerë. Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe "Mashtrimi".

1645104007_JOSHUA.jpg

Josoue Ngankam

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Kush është kamerunasi i arrestuar në Rinas, tentoi të futet me mbi 1 mln euro false

Report Tv ka siguruar foton e Josoue Ngankam, 53 vjeç, nga Kameruni, i cili tentoi të fuste në Shqipëri mbi 1 mln euro false. Ai u arrestua në Rinas.

1645104007_JOSHUA.jpg

Josoue Ngankam