Tentoi të hynte në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar si refugjat nga Ukraina, trafikanti turko-gjerman i drogës lihet në burg! Report Tv siguron fotot

Një 32-vjeçar gjerman, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, mendoi se do t'ia hidhte autoriteteve në Rinas duke tentuar të kalonte kufirin nëse do paraqitej me pasaportë të falsifikuar si ukrainas, por plani i nuk i funksionoi. Ai u arrestua dhe sot është lënë në burg nga gjykata.

Saumuet Durmues, trafikant droge, u la në qeli. Gjykata e Tiranës i ka lënë 40 ditë ditë afat autoriteteve gjermane të sjellin dosjen për ekstradim. Në pasaportën ukrainase trafikanti tentoi të identifikohet me emrin Rizvan Ykraiha

32 vjeçari gjerman është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stuttgartit, Gjermani, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.  Ai u arrestua në Rinas për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë