Po ngjiste skelat për të hyrë në zyra, momenti kur i riu tenton të vjedhë Bashkinë e Durrësit! Arrestohet nga policia (VIDEO)

Një 27-vjeçar me inicialet Xh.K., ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka tentuar të hyjë në ambientet e bashkisë së qytetit për të vjedhur.

Mësohet se i riu akuzohet për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë. Burimë bëjnë me dije se ai u kap në flagrancë nga policia.

Njoftimi i Policisë
Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja

Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në 3 komuna në Kalabri, Begaj-arbëreshëve: Jini ambasadorë të vlerave tuaja