VLORE-Arrestohet nga policia Ardit Kita 29 vjeç, pasi ishte në kërkim nga janari i vitit 2017. Ai akuzohet për trafik droge në drejtim të Italisë. Më datë 29.01.2017 në pikën e kalimit kufitar në Durrës në kamionin që po drejtonte iu gjet dhe sekuestrua 425 kg e 650 gr. kanabis.

Ai ishte në kërkim, ndërsa gjykata kishte vendosur masën ‘arrest me burg’ për akuzën ''Trafik i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë''. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë përKrimet e Rënda Tiranë.