Tentoi të kalonte drejt Malit të Zi dhe më pas në BE 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Tentoi të kalonte drejt Malit të Zi dhe më pas në BE 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar u arrestua në Shkodër pasi tentoi të kalonte drejt Malit të Zi dhe më pas në BE 10 emigrantë të paligjshëm. 39-vjeçari I.S. u kap nga policia në rrugën Muriqan – Shkodër, duke drejtuar makinën e tipit Toyota, ku brenda kishte 10 emigrantë pakistanezë që dyshohet se donte t’u kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një pagese.

Destinacion fillestar ishte Mali i Zi, ku më pas qëllimi ishte që 10 emigrantët të mbërrinin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbrojtësi i Kombëtares 90 minuta në fushë, ekipi i tij mposht Ajaxin në Europa League

Mbrojtësi i Kombëtares 90 minuta në fushë, ekipi i tij mposht Ajaxin në Europa League