DURRËS- Një 19-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë nga porti i Durrësit me dokumente të falsifikuara.

Shërbimet e Pikës Kufitare të Portit të Durrësit teksa po kryenin kontrolle të imtësishme, zbuluan  se i riu nga Kosova me iniciale E.H. kishte dokumente të rreme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.