Tentoi të kalonte kufirin me çantë të mbushur me fishekë, arrestohet 52-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të kalonte kufirin me çantë të mbushur me fishekë, arrestohet 52-vjeçari në Kakavijë

Foto ilustruese

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Kakavijë, i akuzuar për trafik armësh dhe municionesh. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Idajet Hasani, banues në Cerrik, të cilit iu gjetën në makinë një çantë me 49 fishekë brenda.  

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip "Ford" që drejtohej nga Hasani, ku gjetën edhe fishekët.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjeti.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, u arrestua në flagrancë shtetasi I. H.  për veprën penale "Trafikim i armëve dhe municionit".

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja