Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion. Viktima ka tentuar të kalonte rrugën në By Passin e Fierit, në errësirë të plotë, por është përplasur nga kamioni. Viktima ka qenë me një karrocë dore në momentin e aksidentit që e përdorte si mjet pune.

Pas aksidenti, nga frenimi i papritur i kamionit, nga pas i është përplasur dhe një makinë tip Benz, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Nga aksidenti në rrugë është krijuar trafik makinash.