Një 59-vjeçar është arretuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrës.

Ky shtetas, tentoi të kontrabandonte 37 steka me paketa me cigare elektronike, duke i fshehur në kamionin që drejtonte.

Stekat me paketa u sekuestruan nga policia, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

PKK Port, Durrës / Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi:

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte  u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.