Tiranë - Një shofer është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të korruptojë një efektivët e Policisë Rrugore.

Blutë bëjnë me dije se pas ndalimit të automjetit në ‘Bulevardin Gjergj Fishta” u konstatua se shoferi kishte qënë në gjendje të dehur.

Për të shmanguar penalitetin, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë efektivët e Rrugores duke u ofruar 4000 lekë.

Pas këtij veprimi, shoferi është vënë në prangat e policisë.

"Së fundmi, në Bulevardin "Gjergj Fishta", në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar një shumë parash",- njofton policia.