SARANDË-Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare, pasi tentoi që të korruptonte punonjësit e doganës. Sipas policisë I.R. 55 vjeç nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës Schengen dhe për këtë arsye tentoi që të korruptonte punonjësit.
Ai kishte futur në mesin e pasaportës 20 Euro, me qëllim korruptimin e punonjësve të Policisë Kufitare për të kaluar kufirin në drejtim të Korfuzit. 55-vjeçari akuzohet për “Korrupsioni aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike".
Komento