Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës sepse ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë rrugore.
Personi në fjalë, me inicialet V. M, fillimisht është ndaluar nga policia rrugore në rrugën 'Teodor Keko', pasi është konstatuar duke lëvizur pa vendosur rripin e sigurimit. Në këtë moment, teksa u jepte dokumentacionin përkatës, 28-vjeçari ka futur në mesin e tyre edhe një kartëmonedhë 1 mijë lekëshe, me qëllim shmangien e gjobës.
Në këtë moment V. M është vënë në pranga dhe tani do të përballet në gjykatë me akuzën “Korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”.
-
Epo kjo cudi, arrestojne njerin sepse hipotetikisht ka tentuar te korruptoje me.1000 leke te reja policin, ndersa nxjerrin nga burgu policin qe i morri me kembengulje i rregjistruar me ze dhe figure qytetarit 4 mije euro.... Nuk besij se ka vend per te dyshuar hyn ne.burg se i jep policit pak por edhe ose policia me dhune te merr shuma marramendese parash nuk mund te qendroje ne burg.... Rrofte drejtesia e re....
Përgjigju -
Po dhe ti o derzi e di që tani janë rritur çmimet dhe policit i jan dukur pak! Po ti jepje 20 e sigurtë që do mbyllte një sy.
Përgjigju -
Po komplet qeveria asht e korroptume jo policia qe Po e Po Ma mir shiko e kapni deputetet ma te korroptum se ata ska
Përgjigju -
Policet rrugor jane mesuar me kete zanat, prandaj ka vene dhe leket ai shoferi
Përgjigju











Komente
Komento