Tentoi të korruptonte policin kufitar me 50 euro, vihet nën hetim 30-vjeçari në Kakavijë

Tentoi të korruptonte policin kufitar me 50 euro, vihet nën hetim 30-vjeçari në Kakavijë

Një 30-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë 50 euro, me qëllim kalimin e kufirit ne mënyrë të parregullt.

Pasi ishte kthyer deportiv nga policia Greke, 30-vjeçari me qëllim që të kalonte kufirin e Shqipërisë,  kishte vendosur 50 euro brenda pasaportës në mënyrë që polici ta lejonte të kalonte në mënyrë të parregullt.

Pasi punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë i ka kërkuar 30-vjeçarit që të dorëzojë pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit, ata kanë gjetur 50 euroshin brenda pasaportës.

Për pasojë është vënë nën hetim 30-vjeçari me iniciale S. D, ndërsa uniformat blu referuan materialet në Prokurori.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja