Një 28-vjeçar është nën hetim pasi tentoi të korruptonte efektivin duke I dhënë 20 euro. Ngjarja ka ndodhur në portin e Durrësit ku 28-vjeçari Xh. T., ka tentuar të korruptojë efektivin me 20 euro pasi kishte mangësi në dokumentacion.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento