ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane sapo kishte dalë nga një shtëpi që kishte vjedhur.
Bëhet fjalë për Blerim Patrian, i cili u denoncua nga pronari i shtëpisë që kishte vënë re gardhin e prerë në shtëpinë e tij. Pas marrjes së denoncimit, policia rrethoi shtëpinë dhe pavarësisht përpjekjeve të Patrias për t’u arratisur, shqiptari u arrestua nga policia.
Në makinën e tij u gjetën bizhuteri të vjedhura edhe nga shtëpi të tjera dhe mjete të ndryshme që shërbenin për vjedhje.