Tentoi të ndihmonte 4 persona të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 34 vjeçarja në Durrës

Tentoi të ndihmonte 4 persona të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet 34 vjeçarja në Durrës

Foto ilustruese

Një 34 vjeçare është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin 4 persona me dokumenta të dyshuara të falsifikuara.

Në flagrancë është arrestuar Eneada Bozo 34 vjeçe banuese në Durrës. Ajo është kapur duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara Vilma Gjergji, 30, vjeçe, banuese në Durrës; Mariglen Gjergji 28 vjeç, banues në Durrës; Mario Mustafa 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Bihane Pëllumbi 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Specialisët  e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës,   si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe  banuese në Durrës.

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 18/05/2021 19:17

    po kjo ka kohe qe vetem mashtron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin