Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të “Urës së Mifolit”.

Një motor teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar në spital ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve.