Tentoi të përdhunonte studenten italo-shqiptare, gjykata e Elbasanit liron 36-vjeçarin: S'ka prova

Tentoi të përdhunonte studenten italo-shqiptare, gjykata e Elbasanit liron 36-vjeçarin: S'ka prova

Rovena Zekaj dhe Olsi Çanga

Gjykata e Elbasanit ka liruar 36-vjeçarin, Olsi Çanga, i cili tentoi të përdhunonte një studente italo-shqiptare të quajtur Rovena Zekaj, 22-vjeç.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, raporton se Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, megjithatë Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Kjo për shkak se pretendojnë se ka mungesë provash për të pranuar kërkesën e Prokurorisë për 40 ditë burg ndaj Olsi Çangës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor, ku më pas u vu në prangat e policisë edhe 36-vjeçari Olsi Çanga. Ndërkohë 22-vjeçarja, Rovena Zekaj rrëfeu për Report Tv të gjithë ngjarjen. Rovena Zekaj, 22-vjeç, prej vitesh ka jetuar në Itali është rikthyer në Shqipëri, konkretisht në Elbasan nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve "Erasmus".

Ajo rrëfen se një natë kur po kthehej në shtëpi, tre persona në makinë "Golf" të bardhë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar. Nga frika, ajo tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre, e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë.

Olsi Çanga
 

1572465527_rovenazekaj.jpg

Rovena Zekaj

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 01/11/2019 15:15

    Ore e vetmja arsye për ti thene dikujt italo-shqiptar eshte njeri nga prinderit të jetë italian. Prandaj pyesim: a e ka njerin nga prinderit italian? Nuk ka arsye tjeter. Dhe me pasaporte italiane të jesh por me dy prinder shqiptarë , je shqiptar, nuk behesh dot italian! Prandaj pyesim: përse eshte italo-shqiptare studentja?

    Përgjigju
  • meri: 01/11/2019 15:13

    Munges provash..?fare lehte per te provuar,merni shenjat e gishtave te rrobat e vajzes qe ka patur veshur kur ka ndodhur agresioni.

    Përgjigju
  • Durimi: 01/11/2019 12:06

    Pse ne qe kemi 20 vjet ne itali jemi italo shqipta jo mor jo jemi shqiptar ku e shifni tentativ per perdhunim ju ne komedin qe thot kjo zhaba lereni djalin rehat ai duket qe nga fytyra se sesht i till un se njoh fare ket djal po ka dal si mod kjo puna perdhunimit

    Përgjigju
    • Llaqi: 02/11/2019 18:19

      Ik o Dhurim se sqenke ne terezi

  • Dini: 01/11/2019 11:28

    Nuk lirohen perdhunuesit,,,ishallah perdhunon vajzen e gjyqtarit....

    Përgjigju
    • Agjenti: 01/11/2019 14:26

      Amin

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë