Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Gëzim Cekun i cili u arrestua disa ditë më parë për tentativë përdhunimi ndaj të bijës 14 vjeçare.
Të shunën në lagjen nr.15 ku familja në fjalë jetonin me qira 44 vjeçari Gëzim Çeku u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje, ndërsa gjatë dëshmisë së dhënë nga vajza e mitur, u mësua që i ati kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Vendimi u dha nga gjyqtari Markelian Koça i cili e vlerësoi të ligjshëm arrestin e 44 vjeçarit dhe caktoi masën e sigurisë "arrest me burg".