Berat-Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Lapardha 2 të Beratit. Për pasojë janë djegur disa ferra dhe shkurre.

Pas njoftimit nga banorët e zonës zjarrfikëset janë nisur në vendngjarje.

Fillimisht zjarri u vendos në kontroll dhe më pas u shua plotësisht. Edhe pas fikjes në terren qëndroi një anëtar i grupit zjarrfikës. Këta të fundit kanë ndaluar një shtetas i cili ka tentuar rindezjen e zjarrit.

Qemal Dollani banor i fshatit në gjendje të dehur ka vënë flakën shkurreve dhe ka tentuar riaktivizimin pas fikjes së zjarrit.  Burri është dërguar në policinë e Beratit.