Një shqiptar ka shpëtuar nga vdekja në një qendër refugjatesh një grua, në Hagen të Gjermanisë por nga djegia e banesës ka humbur gjithçka kishte në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ku siç shkruan waz.de. ai ka shpëtuar një grua nga Taxhikistani e cila i ka vënë zjarrin dhomës së saj për tu vetëvrarë.

Veprimin gruaja nga Taxhikistani e ka kryer në fshehtësi, por shqiptari që jetonte në të njëjtën banesë, ndonëse në dhoma të ndara, ka dëgjuar gjithçka dhe ka nxjerrë nga aty gruan si dhe bashkëshorten e foshnjen e tij.

Nga flakët e zjarrit është djegur e tërë banesa ku jetonte i riu shqiptar, por atij i kanë ardhur në ndihmë autoritetet, ndërkohë që pastori i kishës ka vendosur që të flasë me autoritetet për ta ndihmuar akoma më shumë familjen shqiptare.

Familja e dëmtuar nuk ka nevojë për shumë gjëra, por aktualisht ajo nuk ka asgjë fare” mësohet se ka deklaruar prifti.

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)